Top News/ Dëme në bazën ajrore në Isfahan / BBC: Sulmi i Izraelit mbi Iran ‘nuk kaloi lehtë’
21/04/2024 15:24

Pamjet satelitore të publikuara gjatë 24 orëve të fundit kanë zbuluar prova të dëmtimit të mundshëm të një baze ajrore iraniane pas sulmit izraelit të kryer në orët e para të mëngjesit të së premtes. BBC ka analizuar imazhe që tregojnë se një pjesë e një sistemi të mbrojtjes ajrore në një aeroport në Isfahan është dëmtuar. Zyrtarët amerikanë thonë se Izraeli kreu një sulm me raketa edhe pse nuk pati asnjë konfirmim zyrtar nga vendi. Tensionet mes rivalëve të ashpër u intensifikuan javët e fundit. Një sulm i mëparshëm i izraelit mbi konsullatën iraniane në Siri, në fillim të muajit u pasua nga një sulm hakmarrës nga Irani ndaj Izraelit më 13 prill. Që nga lajmet për sulmin izraelit të së premtes në Isfahan, vendi që konsiderohet edhe si djepi i programit bërthamor të Iranit, ka pasur spekulime rreth objektivit të mundshëm dhe masës së dëmit. Irani thotë se sulmi përfshinte dronë që u neutralizuan nga mbrojtja ajrore. Ndërsa mbetet e paqartë se çfarë arme apo armësh janë përdorur në sulm, imazhet satelitore kanë zbuluar prova të dëmtimit në bazën ajrore. Imazhet tregojnë dëmtimin e mundshëm të një sistemi të mbrojtjes ajrore S-300 të vendosur në cepin veriperëndimor të bazës ajrore Shikari. Imazhet janë bardh e zi, por me rezolucion të lartë. Po ashtu ato tregojnë dëme dhe mbeturina rreth një komponenti, ndoshta një radar, i cili gjithashtu ka ndryshuar pak pozicionin. Automjetet e tjera janë larguar nga vendi.

Top News – Irani paralajmëron qytetarët. ‘Kush publikon pamje të bombardimeve do dënohet ashpër’
07/03 18:30
Top News – Irani po shkatërron radarët e SHBA. Raketat shënjestrojnë ‘sytë’ e ombrellës izraelite
07/03 15:57
Top Channel/ Tym dhe flakë mbi Liban, Izraeli sulmon ashpër Hezbollahun
07/03 15:39
Top Channel/ Ukraina nxjerr në luftë robotët e armatosur: Më efikasë se dronët, nuk bëjnë zhurmë!
07/03 14:59
Top Channel/”Kryeministër i Kosovës të bëhet Thaçi”, Grenell: Pas Hagës, të rikthehet në politikë!
07/03 14:55
Top News – Shahu flet me ‘Hitlerin’. Rrengu i komedianëve rusë ndaj ‘mbretit’ të Iranit
07/03 14:07
Top News – Influencerat e Gazës. Padi ndaj qeverisë izraelite për mosshlyerje detyrimesh
07/03 13:34
Top News – ‘Nuk sulmohet Irani vetëm me Kallashnikov’. Kurdët refuzojnë Trump për ofensivë tokësore
07/03 13:33
Top Channel/ Presidenti iranian i kërkon falje fqinjëve: Ndjesë, por s`ka dorëzim pa kushte!
07/03 13:01
Top Channel/ Tym dhe flakë mbi Liban, Izraeli sulmon aspër Hezbollahun
07/03 12:46
Top Channel/ Hormuzi pothuajse i bllokuar/ Sulmet në Gjirin Persik rrëzojnë trafikun
07/03 12:08
Top News – Kina, gati të ndërhyjë në krah të Iranit. Raportime për ndihmë financiare dhe raketa
07/03 11:56
Top News – Dita e tetë e luftës. Teherani zgjohet nga raketat, Irani godet Tel Avivin
07/03 11:47
Top Channel/ Irani dhe Operacioni Samsoni: Gati për të shkatërruar ekonominë e shteteve të Gjirit!
07/03 11:32
Top Channel/ Izraeli, valë e re sulmesh në Iran-Trump: Më e keqja s`ka ardhur ende!
07/03 11:30
Top Channel/ Mision “i heshtur”: Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia!
07/03 11:28
Top News – Irani u kërkon ndjesë fqinjëve. Teherani tërhiqet nga sulmet ndaj vendeve të gjirit
07/03 09:52
Top Channel/ SHBA nis bombarduesin e frikshëm drejt Iranit, përdor dhe raketën precize
06/03 23:08
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Departamenti i Shtetit: Rreth 24 mijë amerikanë janë…
06/03 22:57
Top News- Bombarduesit iranianë Su-24 drejt bazës amerikane, si dështoi sulmi në 2 minuta
06/03 22:44
DIGITALB DIGITALB