Një valë e re pandemie ka mbërthyer Ballkanit Perëndimor. Të gjitha vendet e rajonit po përballen me rritje të shpejtë të të infektuarve dhe shifra rekord viktimash, duke u detyruar të rikthejnë masat e kufizimit. Ajo që po alarmon qeveritë e rajonit është shkalla e lartë e vdekshmërisë të variantit Delta, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku gati gjysma e të shtruarve në spital po ndërrojnë jetë.