Dy delfinë të rrallë rozë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në brigjet e Bolivisë, janë shpëtuar nga ekipe të specializuara. Para se të lëshoheshin sërish në habitatin e tyre, mbi trup delfinëve iu vendosën gjurmues, nëpërmjet të cilëve Fondi Botëror për Natyrën, mund të ndërhyjë në rast nevoje. E njëjta teknologji, po përdoret edhe në Kili. Balenat migruese në këto zona, po mbrohen nëpërmjet zhvillimeve të reja teknologjike dhe gjurmuesve që i vihen mbi trup. Këto gjurmues high-tech monitorojnë tingujt dhe përdornin inteligjencën artificiale për të identifikuar llojin dhe vendndodhjen e balenave në kohë reale.