Mbërrin në gjykatën e Korçës, autori i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec. Nën masa të rrepta sigurie, Ilirjan Selmani sapo është sjellë në gjykatë, ndërsa do të dalë para togave të zeza për masën e sigurisë, e caktuar të zhvillohet në orën 12:00.