Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si të paprecedent vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe kanë deklaruar se këtë cështje do të cojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Këtë lëvizje nga ana e Osmanit, Kryetarja e grupit parlamentar të LVV, Arbërie Nagavci e ka quajtur gjatë një konference për mediat tërësisht antikushtetuese. Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë c’ka qenë e mundur për të shmangur edhe një palë zgjedhje. Nga ana tjetër, deputeti i LVV, Adnan Rrustemi u shpreh se partia ka vepruar në përputhje me Kushtetutën në procedurat për zgjedhjen e Presidentit. Për këtë arsye, Lëvizja Vetëvendosje refuzoi edhe ftesën e Vjosa Osmanit për një takim me krerët e partive politike mbi datën e zgjedhjeve të reja. Këtë takim e bojkotoi edhe Lista Serbe