Erion Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit presidencial për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës. Avokatët mbrojtës të tij argumentojnë se duke shpallur datën e zgjedhjeve mbi një vendim qeverie të pezulluar, Bajram Begaj e shndërroi dekretin e tij në një akt juridikisht të pavlefshëm dhe pa pasoja. Kjo kërkesë e Veliajt i shtohet ankimimit të depozituar më herët prej tij në Gjykatën Kushtetutese.