Deklarata e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në ka ngjallur reagime të ashpra nga partitë politike në Kosovë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u shpreh se pengesat në raport me SHBA-në janë në fushën e diplomacisë dhe se ai nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit në veri të vendit. Më tej ai tha se SHBA e sheh të rëndësishme ngritjen e Serbisë nga hemisfera lindore, për shkak të lidhjeve të ngushta të saj me Moskën.