Shqipëria dhe Kosova janë në mesin e 30 vendeve që I janë bashkuar Britanisë së Madhe në nismën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare kritike për rrjedhën globale të naftës, e cila është bllokuar që nisja e luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Në deklaratën e nënshkruar nga të gjitha vendet pjesëmarrëse të publikuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i bëhet thirrje Iranit që të ndalojë sulmet. Në dokument, thuhet se dënohen sulmet e fundit të Iranit ndaj anijeve tregtare të pambrojtura në Gjirin Persik, sulmet ndaj infrastrukturës civile, duke përfshirë objektet e naftës dhe gazit, si dhe mbylljen de fakto të Ngushticës të Hormuzit nga forcat iraniane. 30 vendet, deklarojnë se janë të shqetësuara për përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa I bëjnë thirrje Iranit që të ndalojë menjëherë kërcënimet, vendosjen e minave, sulmet me dron dhe raketa, dhe çdo përpjekje tjetër për të bllokuar ngushticën për transportin tregtar, dhe të zbatojë Rezolutën 2817 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.