Sali Berisha i konsideron antishqiptare deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Porta a Porta, ku kërkoi që gjithë Ballkani Perëndimor, përfshi këtu edhe Serbinë të jetë i bashkuar politikisht. Sipas Ramës nuk ka kuptim një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë. Berisha akuzoi se me këtë deklaratë De facto Rama mbron interesat e Kremlinit.