Deputetët e opozitës kanë bashkuar firmat e tyre për të kërkuar një mocion me debat ndaj kryeministrit Edi Rama. Në fokus të këtij debati është kërkuar të jetë kryeministri për deklaratat e tij bërë nga Brukseli, se nëse nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipëri-BE, vendi ynë do të ndryshojë kurs.