Deklarata tradicionale e samitit disa orësh BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë u mbyll me zotimin e zakonshëm të Brukselit për perspektivën europiane të rajonit, por me premtimin për ta rikthyer procesin e zgjerimit në ballë të axhendës së Brukselit. Në deklaratën me 32 pika bëhet thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme të Partnerëve, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës të secilit vend.