‘Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time’, Kështu u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha edhe pas humbjes së thellë në të 6 bashkitë, ku përveç Bashkisë Rrogozhinë, në të gjitha të tjerat PD zyrtare doli forcë e tretë. Sipas Lulzim Bashës ky rezultat vjen si pasojë e mospjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, duke mos ngurruar që për këtë humbje të sulmojë atë që ai e quan si trekëndëshi i Bermudës.