Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, vetëm dy javë para se Shqipëria të hyjë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ngriti disa pikëpyetje që venë në diskutim situatën ku ndodhen kandidatët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, të kryesuar nga Sali Berisha, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.