Seancat e Komisionit hetimor për TIMS për marrjën e dëshmisë së ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe shefit të IT-së po në policinë e Shtetit, Ervin Muça zgjatën përtej orarit të parashikuar nga komisioni. Mbledhja, që nisi rreth orës 15:00 të së martës u mbyll rreth orës 3 e 30 minuta të së mërkurës. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kreu i komisionit, Ervin Salianji akuzoi socialistët se po përpiqen të bllokojnë hetimin.