Dega e Partisë Socialiste në Vlorë I ka kërkuar Komiisonit Qëndror të zgjedhjeve që të zgjatet afati I votimit në këtë qark deri në orën 22:00 nga 19:00 që parashikon kodit Zgjedhor. Kërkesa ka ardhur si rrjedhojë e garës së ciklizmit ‘Giro D’italia’ që po zhvillohet për herë të parë në territorin shqiptar dhe që të dielën do zhvendoset në qytetin bregdetar. Sipas degës së PS, bllokimi I rrugëve mund të shkaktojë vonesa tek qytetarët që duhet të paraqitne për të votuar pranë qendrave të votimit. “Masat e ndërmarra për organizimin e këtij eventi do të përfshijnë bllokimin e 14 akseve kryesore rrugore në qytetin e Vlorës dhe zonat përreth, shumica e të cilave do të qëndrojnë të bllokuara për më shumë se 4 orë. Sipas informacioneve të marra nga Bashkia e Vlorës, bllokimi i këtyre akseve rrugore do të ndikojë në aksesueshmërinë e 55 qendrave të votimit të kësaj Bashkie.” Shkrueht në kërkesën drejtuar KQZ.