Deficiti tregtar i Shqipërisë u ngushtua me 19.4 për qind në muajin janar në krahasim me janarin e vitit të kalur. INSTAT thotë se diferenca mes eksporteve dhe importeve ishte minus 16 miliardë lekë, ose rreth 138 milionë euro. Në të njëjtin muaj, eksportet u rritën me 20.2 për qind në krahasim me janarin 2022, duke shkuar në 356 milionë euro, ndërsa importet u rritën me 5.8 për qind, ose rreth 495 milionë euro. Rritja e eksporteve totale ka ardhur kryesisht nga eksportet më të larta të mineraleve, lëndëve djegëse, energjisë elektrike dhe veshmbathjeve.