Një mjet tip skafi me dy motora dhe 6 turist ne bord ka rrezikuar te mbytet rreth mesditës në det, në zonës që ndodhet përballë shpellës se Haxhi Aliut. Vështirësia e skafit në lundrim është pikasur dhe janë njoftuar mejeherë forcat e policisë Kufitare te cilat kanë shkuar brenda pak minutash aty. Ndërhyrja e policisë kufitare ka arritur te shpëtojë skafin së bashku me pushesit. Më pas skafi u tërhoq dhe u vendos në zonën e Tri portit. Shkak per rrezikun e mbytjes ka qënë deti me dallge në orët e drekes.Por sipas pllicisë dhe turistëve që kanë qenë duke lunduar në skaf mjeti ka shfaqur edhe difektin ne motorr e cila ka cuar ne rrezik perplasje me shkembinjte e Karaburunit.