Reshjet e dëborës janë rikthyer në juglindje të vendit, duke zbardhur fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës. Trashësia e borës ka arritur deri në 5 centimetra, ndërsa reshjet kanë qenë me intensitet të ulët edhe pse kanë vijuar gjatë gjithë natës. Prezencë bore është shënuar edhe në segmentin e tuneleve të Qafë Plloçës. Pavarësisht kushteve atmosferike, qarkullimi i mjeteve nuk është penguar. Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në këto segmente, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave në orët e para të mëngjesit.