Kjo e premte ka regjistruar reshje dëbore në qarkun e Korçës. Fshati Dardhë është mbuluar nga bora, teksat reshjet më të dendura janë regjistruar në segmentin rrugor nga km 9 deri te km 11. Dëbora ka zbardhur majat që prej orëve të para të mëngjesit, më pas duke bllokuar dhe rrugën.