Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Kosovën këtë fundjavë, teksa autoritetet raportojnë për vështirësi në qarkullim në një pjesë të madhe të rrugëve. Kështu paraditen e të shtunës termometri tregon për temperatura nën zero dhe vështirësi të mëdha në qarkullim në rrugën që lidh Prishtinën me Pejën, si dhe disa rrugë të tjera të brendshme.