Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në të gjithë vendin, ndërsa në zonat verilindore dhe mbi 1 mijë metra lartësi janë regjistruar reshje dëbore. Në disa zona, trashësia e borës ka arritur nga 15 deri në 20 centimetra. Pamje dimërore vijnë nga fshatrat në njësinë administrative të Shishtavecit në Kukës, ndërkohë që edhe zonat e thella si Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga dëbora. Pamjet që vijnë nga bjeshkët në malin i Koritnikut tregojnë bagëtitë në një stan, ku banorët përpiqen t’i afrojnë pranë banesave të tyre për t’i mbrojtur nga i ftohti.