Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në të gjithë vendit, ndërsa në zonat verilindore dhe në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit janë raportuar edhe reshje dëbore, që në disa zona ka arritur në trashësi 15 deri në 20 centimetra. Këto janë pamjet që vijnë nga fshati Novosej në njësinë administrative të Shishtavecit në Kukës.