Ndryshimi I menjëhershëm I temperaturave dhe reshjet e deborës në veri të vendit ka zënë në befasi njerëzit. Dy të moshuar kanë mbetur të bllokuar këtë të enjtë, brenda stanit të tyre në Bjeshkët e Javorrit të Degës, në Tropojë. I bllokuar me automjetin e tij mbeti dhe djali I çiftit, I cili shkoi të ndihmonte prindërit. Ngjarja se ndodhi pas mesditës së të premtes. Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës së të enjtes me intensitet në Tropojë, Kukës, Stëblevë të Librazhdit, dhe në shumë fshatra të Bulqizës dhe Dibrës.