Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri tha në Kuvend se mazhoranca dhe opozita u dakordësuan para korrikut për çdo ndryshim në Kodin elektoral se si do të duhet të votojë Diaspora. Gjiknuri I dha një përgjigje dhe kërkesës së PD që të lejohen të votojnë me dokumente të BE edhe ata emigrantë që nuk kanë asnjë dokument identifikimi shqiptar.