Sali Berisha është rreshtuar kundër mbylljes së patformës TikTok. Nga selia blu, lideri i demokratëve e cilësoi vendimin e qeverisë si një goditje ndaj fjlaës së lirë. TikTok është një platformë, e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama. Rrugaçëria në TikTok penetrohet nga të tjerë që i indukton Edi Rama me sjelljet e tij të kryebullistit të vendit. Në qoftë se bullizmi është një fenomen problematik dhe i dënueshëm, kryebullisti dhe kryemizogeni i vendit është Edi Rama. Por informoj se ky akt prej xhelati të fjalës së lirë, sikur të ishte i biri i Sadam Hyseinit apo vëlla i Asadit, ka një arsye strikt karrigen dhe pushtetin e tij.