Afera e aeroportit të Vlorës eksplodoi tre javë më parë kur biznesmeni dhe politikani i njohur kosovar, Bexhet Pacolli, foli nga zyra e kryeministrit shqiptar....që dy ortakë mund të kenë mosmarrëveshje njëri me tjetrin, kjo është një ndodhi e zakonshme. Por që një kryeministër të implikohet në ngatërresën apo në përballjen e dy ortakëve njëri me tjetrin, kjo është gjëja më e pazakonshme....Pra kemi të bëjmë jo thjesht me një përballje midis dy aksionerëve, por kemi të bëjmë me një përballje midis shtetit dhe aksionerëve.