Debati brenda Partisë Demokratike ka marrë një karakter ndërkombëtar. Qendrimi I ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas takimit me kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, është përkthyer si njëanshmëri nga Komisioni i Rithemelimit, i cili që nga vendimi I Gjykatës së Tiranës marrë më 25 mars, është vendosur në krye të PD. Konsiderimin e Kim për Alibeajn si ushtrues të detyrës së kryetarit, Komisioni i Rithemelimit e ka quajtur si injorim të vendimit të gjykatës dhe votës së zgjedhësve.