Elisa Spiropali theu heshtjen pas debateve me Taulant Ballën dhe Edi Ramën, që e patën pikënisjen tek mungesa e saj dhe mosunifikimi me vendimin e grupit, ditën kur votohej në kuvend kërkesa e SPAK për heqjen e lirisë të Belinda Ballukun. Duke qënë e kujdesshme në përzgjedhjen e fjalëve, ish ministrja u kujdes të kritikonte modelin e krijuar, i cili jo vetëm imponon vendime, por ndërton një kulturë ku bindja shihet si virtyt.