Zbardhen diskutimet dhe dakordësitë në komitetin politik që çuan në miratimin e rekomandimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Përmes një komunikimi për shtyp, komiteti politik thekson se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të mundësojë që Kosova të vazhdojë të bëjë përparim në forcimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe të adresojë sfidat dhe çështjet shqetësuese.