Nuk ka konsensus për rregullat e regjistrimit të emigrantëve në zgjedhjet e vitit 2025. Kushti për të pasur një mjet identifikimi të vlefshëm në momentin e regjistrimit në platformën elektronike, shihet me skepticizëm nga anëtarja e komisionit rregullator, Helga Vukaj. Bëni sikur me një dorë ja jepni qytetarëve shqiptarë, dhe nga ana tjetër nxirrni mekanzima bosh. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Franc Nuri kërkoi që të hiqet në fazën e regjistrimit domosdoshmëria që karta e identitetit të mos ketë skaduar.