Me debate të shumta është zhvilluar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Burimet Natyrore, ku ishte parashikuar prezantimi i Projektbuxhetit nga Ministria e Infrastrukturës. Mungesa e drejtueses së këtij dikasteri, Belinda Balluku, ka shkaktuar një valë reagimesh nga PD, e cila kishte marrë masa që në këtë komision të ishin edhe deputetë të tjerë, ndonëse nuk janë pjesë e tij. Demokratët e konsideruar shmangie të ministres Ballukut, dhe frikë nga mbajtja e përgjegjësisë për akuzat që i ngrihen nga SPAK.