Qëndrimi i Shqipërisë përballë barrikadave serbe të vendosura në veri të Kosovës po shihet me shqetësim nga deputetët e opozitës. Në Komisionin e Sigurisë, demokratët i kërkuan llogari ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshi për mungesën e një deklarate publike që dënon Serbinë për tensionet e krijuara në veri të Kosovës. Ka shfaqur hapur dashurinë për Ballkanin e hapur duke anashkaluar Kosovën, duke i futur thikë pas shpine Kosovës dhe duke shfaqur një dashuri deri në dashuri patetike për Vuciçin dhe për qeverinë e Serbisë.