Përmasat e dhunës në shkolla dhe masat e sigurisë që duhen marrë ishin dy problematikat për të cilat ministrja e arsimit, Mirela Kumbaro u thirr në interpelancë nga deputetët Erald Kapri dhe Erisa Xhixho. Sipas tyre, ngjarja tragjike e vrasjes së Martin Canit, duhet të shërbente si kambanë alarmi, që do të shënonte një pikë kthese për sigurinë në shkolla, por që në fakt u përdor si justifikim për mbylljen e TikTok.