Dëshmia e ministrit të brendshëm, Taulant Balla në komisionin hetimor të sistemit TIMS u dha me dyer të mbyllura dhe pa praninë mediatike. Kjo ishte kërkesë e ministrit, i cili argumentoi se dokumentet dhe të dhënat që disponon për këtë çështje janë të klasifikuara si “sekret shtetëror”. Për këtë kërkoi edhe që anëtarët e komisionit të jenë të pajisur me certifikatë sigurie personeli, gjë që solli jo pak debate mes pozitës dhe opozitës.