Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza ndaj drejtësisë së re, duke e konsideruar si të kapur nga qeveria. Gjatë fjalës së tij nga foltroja e Kuvendit, Berisha pyeti drejtuesit e organeve të drejtësisë, se përse nuk hetohet pasuria e kremisnitrit Edi Rama dhe një pallat i familjes Basha, teksa foli edhe për zgjatjen e proceseve gjyqësore.