Mungesa e kreut të SHISH në komisionin e Sigurisë, ka shkaktuar debat tek të pranishmit. Helidon Bendo kishte njoftuar anëtarët se nuk do të ishtë I pranishëm në mbledhje. Çështja që do të diskutohej ishte ajo e projektligjit “Për trajtimin financiar të punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës”.