Dikur ish-bashkëpunëtorë të ngushtë, por sot Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë në një përplasje ballore me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë posti i kreut të grupit parlamentar të PD-së. Në seancëne nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit lexoi një njoftim të marrë nga PD, ku thuhej se kryetar i grupit parlamentar ishte Lulzim Basha, sipas ndryshimeve të së shtunës në statut.