Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar para dekretimit të datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Më 20 nëntor në orën 10:00 drejt presidencës do shkojnë përfaqësuesit e LZHK-së, PBDNJ-së, PDIU-së dhe të Partisë Republikane. Një ditë më pas do të bisedojë me presidentin Begaj edhe përfaqësuesi i Partisë së Lirisë. Ndërkohë partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të bisedojnë me kreun e shtetit në 25 nëntor.