Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas lajmeve të përhapura me shpejtësi në mediet ndërkombëtare se Rusia do të pushtojë Ukrainën më 16 shkurt. Sipas CNN Ministria e Jashtme ruse e ka quajtur dezinformim atë që po ndodh, ndërsa ka kritikuar vendet dhe e mediat perendimore. Kremlini zyrtar thekson se e gjithë kjo fushatë dezinformimi po bëhet “për të larguar vëmendjen nga veprimet e tyre agresive”.