Një dasmë është kthyer në një tragjedi në Irak, ku të paktën 110 persona humbën jetën dhe 150 të tjerë mbetën të plagosur apo me probleme me frymëmarrjen si pasojë e një zjarri që përfshiu lokalin ku po kryhej festa. Qindra dasmorë ishin mbledhur për të nderuar çiftin e ri në Al-Hamdaniya, kur papritmas e panë veten të rrethuar nga flakët e tmerrshme.