Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk do të hyjë me asnjë vend tjetër europian në një marrëveshje për pranimin e emigrantëve, të ngjashme me atë që është nënshkruar me Italinë. EDI RAMA - “Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”. Qeveritë që kërkojnë të përsërisin marrëveshjen e arritur midis Italisë dhe Shqipërisë për të ngritur kampe përpunimin e kërkesave për azil, nuk duhet të shikojnë nga vendi ballkanik për një partner, tha kryeministri shqiptar Edi Rama për Euroneës.