Deputeti Dashnor Sula, që refuzoi të kandidojë në listat e hapura të Partisë Demokratike në Elbasan tha se Sali Berisha me bashkëpunëtorët e tij me të ngushtë, Flamur Nokën dhe Albana Vokshin shkelën statutin e partisë duke shpërfillur interesat e demokratëve. Ai paralajmëroi se përçarja brenda partisë do të shkaktojë një humbje për të, ashtu si në zgjedhjet lokale të vitit 2023.