Ish deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u emërua kryeinspektor i përgjithshëm, duke pasuar në këtë detyrë Shkëlqim Hajdarin. Vendimi u mor në mbledhjen e kabinetit qeveritar dhe pritet që një ndër eksponentët e rëndësishëm të opozitës, që u kthye në kritik të selisë blu pas hartimit të listave të zgjedhjeve parlamentare, tashmë të jetë në krye të inspektoriateve në vend.