Gazetari dhe korrespodenti i Al Jazeera Balkans në Uashington, Ivo Puljic, pretendon se ka informacione se duke nisur nga mesi i muajit maj, Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobar, nuk do të jetë më në postin e emisarit për Ballkanin Perëndimor. Gazetari shprehet se këtë informacion e ka marrë nga burime jozyrtare nga departamenti amerikan i shtetit.