Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë apel liderve politikë në Shqipëri që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. “Shtetet e Bashkuara presin nga kandidatët dhe udhëheqësit e Shqipërisë që të pranojnë vendimin e votuesve kur të përfundojë numërimi i votave,” kështu është shprehur për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me zgjedhjet e së dielës.