Nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktikat e njollosjes kundër qytetarëve, si ato të përdorura ndaj Edëard Joseph, shkroi në Tëitter Departamenti amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë. Përveç këtij njoftimi, vetë Joseph publikoi edhe deklaratën ku ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë akuza serioze dhe të pabaza ndaj tij në një intervistë për një televizion serb, më 30 dhjetor. Departamenti amerikan i Shtetit shtoi se zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën. “Ne vlerësojmë ata që ndërtojnë shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, tha DASH.