Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut thotë se Kosova nuk pati ndryshime domethënëse gjatë vitit 2023 për situatën e të drejtave të njeriut dhe luftën ndaj korrupsionit. DASh flet për probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, përfshirë edhe nëpërmjet dhunës apo kërcënimeve ndaj gazetarëve; korrupsioni serioz i qeverisë; dhuna e gjerë me baza gjinore, përfshirë dhuna në familje, apo ndaj partnerëve; si dhe krimet e dhunshme, apo kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera.