Autoritetet në Holandë kanë shpallur gjendjen e rrallë të emergjencës, kodin e kuq, për të gjithë vendin, pasi ai u godit nga e para stuhi bore e fortë në më shumë se një dekadë. Stuhia Darcy, që ka bërë që temperaturat të bien shumë në Gjermani, është shoqëruar me erëra që kapnin shpejtësinë e 90 km në orë dhe e kanë ulur mërkurin në termometër deri në -5 gradë celcius.