Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027, ka konfirmuar Shërbimi danez i Burgjeve. Sipas Radio Evropa e Lirë, ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit. Danimarka tha se kjo është një detyrë komplekse, pasi burgu në Kosovë duhet të funksionojë sipas rregullave daneze.