Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka dalë nga SPAK, pasi ka dëshmuar në Strukturën e Posaçme SPAK prej 6 orësh e 30 minuta. Kur u pyet nga gazetarët, Gjiknuri tha se është normale të pyetet për procedura, që ka ndeshur gjatë punës që ka ushtruar. Fill pas tij, nga SPAK nga ka dalë edhe ish-ministri Ilir Beqaj, i cili ka folur pak për mediat. Të dy ish-ministrat janë larguar në këmbë nga ambientet e SPAK.